Lajme

Digjen dy kamionë në veri

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 24 October 2021

Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë një në Zubin Potok dhe një në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Policisë, persona të pa njohur në Zubin Potok i kanë vënë zjarrin kamionit të ankuesit, i cili ishte i parkuar para shtëpisë.

Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Nga zjarri janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin të parkuar afër kamionit. Rasti është duke u hetuar.

-Advertisement-

Ndërkaq, në Mitrovicën e veriut, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin kamionit dhe veturës së tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njësia policore është duke hetuar rastin, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera