Lifestyle

Diferenca e gishti tregues me atë të unazës tregon madhësinë e penisit

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 27 November 2018

Për vite të tëra femrat kanë besuar se numri i këpucëve të mashkullit është indikatori më i saktë i gjatësisë së penisit të tij.

Por, siç duket femrat kanë qenë duke shikuar në vendin e gabuar për një kohë të gjatë – indikatori i vërtetë gjendet në duart e tij,

Sipas një studimi shkencor, meshkujt që kanë gisht të tregues pothuajse të barabartë me atë të unazës kanë penis më të madh.

-Advertisement-

Për këtë hulumtim, doktorët e Koresë Jugore e kanë matur gishtin tregues – apo gishtin e dytë – në dorën e djathtë të 144 meshkujve vullnetarë.

Ata gjithashtu e kishin shkruar edhe gjatësinë e gishtit të unazës – gishtit të katërt – të secilit mashkull pjesëmarrës në studim.

Pastaj, shkencëtarët ua kishin matur atyre madhësinë e penisit dhe kishin zbuluar se meshkujt që kanë diference më të vogël të gjatësisë mes këtyre dy gishtave, siç kanë Simon Cowell dhe Justin Bieber, kanë tendenca të kenë penis më të madh.

Ndërkaq ata me diferencë më të madhe të gjatësisë mes këtyre dy gishtave, siç ka Donald Trump, kanë penis më të vogël.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera