Dieta mesdhetare, dieta e shëndetit
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 13 October 2017
Ushqimet që përbëjnë dietën mesdhetare ofrojnë fitokimikate si polifenolet (kryesisht vaji i ullirit dhe vera e kuqe), të cilat ndërveprojnë me qelizat e dëmtuara duke i bërë ato të jenë më të afta në veteliminim, si dhe nëpërmjet një sërë mekanizmash të tjerë, arrijnë të ruajnë integritetin e qelizave të shëndosha dhe të mbrojnë ADN-në nga dëmtimet fatale
Dieta mesdhetare është marrë në mbrojtje nga UNESCO si trashëgimi kulturore, që prej vitit 2010, si pasojë e shumë të dhënave që vërtetojnë vetitë e saj të dobishme për shëndetin e njeriut. Për herë të parë, ajo është vënë në vëmendje në mes të shekullit të 19-të pas një studimi të 7 vendeve, i cili tregoi se, popujt në Danimarkë dhe Greqi konsumonin të njëjtën sasi (të lartë) yndyrë, por danezet kishin shfaqjen më të lartë të sëmundjeve të zemrës ndërsa grekët atë më të ulëtën, thuhet në studimin që e transmeton MAPO. Kjo veçori evidentoi faktin se cilësia e yndyrës është më e rëndësishme se sasia e saj, që konsumohet në dietë. Meritat, natyrisht i mori vaji i ullirit, që më pas u kthye në simbol të dietës mesdhetare dhe jetëgjatësisë që ajo premton.
Zemra
Dieta Mesdhetare forcon shëndetin e zemrës. Studimet kanë treguar se përmbajtja e lartë e dietës mesdhetare në yndyra esenciale dhe në vaj ulliri, të kombinuara me fitokimikatet e frutave, perimeve, fasuleve dhe drithërave të papërpunuar, ul kolesterolin e keq, rrit kolestorolin e mirë dhe ul inflamacionin që vë në rrezik arteriet.
Sëmundjet
Dieta mesdhetare mbron nga kanceri. Një ndër shkaqet e zhvillimit të veprimtarisë kancerogjene në organizëm është inflamacioni i heshtur, i cili zhvillohet si pasojë e kequshqyerjes, ndotjes ambientale që depërton edhe në ushqim, faktorit stres etj. Ushqimet që përbëjnë dietën mesdhetare ofrojnë fitokimikate si polifenolet (kryesisht vaji i ullirit dhe vera e kuqe), të cilat ndërveprojnë me qelizat e dëmtuara duke i bërë ato të jenë më të afta në veteliminim, si dhe nëpërmjet një sërë mekanizmash të tjerë, arrijnë të ruajnë integritetin e qelizave të shëndosha dhe të mbrojnë ADN-në nga dëmtimet fatale.
Mbipeshë-diabet
Dieta Mesdhetare parandalon mbipeshën dhe diabetin. Inflamacioni i kombinuar me mbipeshën janë gjithashtu ndër shkaqet e shfaqjes së diabetit të tipit 2. Dieta Mesdhetare është ndër dietat më të dobishme në rrëzimin e shëndetshëm të mbipeshës dhe në ruajtjen e një peshë trupore optimale. Përbërja e veçantë në acide lyrore parandalon shtimin e dhjamit sidomos në zonën qendrore (rreth barkut). Ndërsa përmbajtja e lartë në fibra bimore përbën një ndër armët më të mira në kontrollin e sheqerit në gjak.
Dietat
Dieta Mesdhetare rezulton më e shëndetshme se Dieta Vegjetariane. Studimet që kanë krahasuar impaktin e të dyja dietave në parametrat metabolikë dhe fiziologjikë të dy popullatave nën testim, kanë treguar se, për sa i përket rënies në peshë dhe rrezikut arterosklerotik, dieta mesdhetare ishte më efikase. Avantazhi i saj qëndron në cilësinë e yndyrave dhe në përbërjen e saj më të ekuilibruar në minerale.
Dieta mesdhetare përmban:
Çdo ditë fruta (sidomos rrush dhe fiq), dhe perime të stinës (me bazë ngjyrën jeshile), sa më pak të përpunuara;
Çdo ditë drithëra integrale të ndryshme (grurë, misër, oriz, bullgur, hikerror, tërshërë, elb); fasule të llojeve të ndryshme (thjerrëza, qiqra, fasule me ngjyra);
2-3 herë në javë peshk dhe prodhime deti; fruta të thatë dhe fara (arra, bajame, susam, fara kungulli, lini, luledielli); erëza si rigoni, rozmarina, sherebela, menta, trumza etj.;
Disa herë në javë, sasi të kufizuara mishi shpendësh, bulmet të yndyrshëm, vezë;
Pak herë në muaj: mish të kuq dhe ëmbëlsira;
Në gatim përdoret vetëm vaji i ullirit i përpunuar në të ftohtë dhe shumë pak gjalpi i bagëtisë;
Tipare të rëndësishme të dietës mesdhetare janë edhe konsumi i moderuar i verës së kuqe, konsumi i çajrave bimore si çaji i malit dhe hidratimi i mjaftueshëm me ujë natyral;
Dieta mesdhetare është një koncept që shkon përtej ushqimit, është një mënyrë jetese që ka në fokus aktivitetin social (shijimin e ushqimit dhe praktikave të gatimit me njëri-tjetrin), angazhimin fizik në sigurimin e ushqimit, përpunimin artizanal dhe jo industrial të tij, ekspozimin në diell dhe mbi të gjitha “gjithçka me masë”.
Të tjera
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...