Shëndetësi

Dieta e jetëgjatësisë, ja çfarë duhet bërë për të jetuar më gjatë

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 20 April 2019

Një dietë që është shumë e pasur me proteina mund t’ju bëjë të humbni peshë, por përshpejton plakjen dhe sëmundjet shoqëruese. Edhe sheqeri dhe karbohidratet nuk janë të mira. Parimet e renditura më poshtë, të propozuara nga Dr. Valter Longo, ndihmojnë për të luftuar aktivizimin e gjeneve përgjegjëse për plakjen.

Si lindi

Dieta e Jetëgjatësisë e propozuar (një nga shumë të mundshmet) u konceptua nga Valter Longo, dekan i studimeve mbi jetëgjatësinë dhe ushqimin, dhe ilustruar në NutriMi (Forumi i Ushqimit Praktik që u zhvillua në fillim të prillit në Milano) nga Dr. Romina Inès Cervigni, biologe nutricioniste në Fondacionin Valter Longo. Bazohet në pesë shtylla:

-Advertisement-

– hulumtimi bazë;

– epidemiologjia;

– studime klinike;

– Studimi i njëqindvjeçarëve dhe popullatave me shënime të jetëgjatësisë;

– Studimi i modeleve me shkallë të ndryshme të kompleksitetit që ofrojnë informata për funksionimin e organeve.

Parimet e përgjithshme

Një dietë shumë e pasur me proteina ose e lartë në sheqerna të thjeshta përshpejton plakjen dhe sëmundjet e lidhura, të tilla si diabeti, obeziteti, tumoret, sëmundjet kardiovaskulare, neurodegjenerative dhe autoimune. Parimet e listuara më poshtë ndihmojnë për të luftuar aktivizimin e gjeneve përgjegjëse për plakjen. Propozimi i Valter Longo është që të ndiqet dieta e jetëgjatësisë çdo ditë.

Rregullat: cilat proteina?

Përshtatni një dietë vegane me shtimin e peshkut, duke u kujdesur që ta shmangni atë me përmbajtje të lartë të merkurit.

Sa proteina

Konsumoni pak, por proteina të mjaftueshme: çdo ditë rreth 0.7-0.8 gram për kilogram të peshës trupore. Pas 65-70 vjetësh rriteni pak në mënyrë që të mos humbisni masën e muskujve.

Për shembull, një burrë rreth 70 kg do të duhet të konsumojë rreth 56 g proteina në ditë, të furnizuar nga rreth dy pjesë prej 90 g ose dy peshq 100 g. Ka llogaritëse të shumta të proteinave në internet vetëm për të marrë një ide të sasive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera