Lifestyle

Dielli i pranverës ka lënë njolla në fytyrë? Uthull molle dhe qepë

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 15 May 2017

Njollat kafe në fytyrë janë një stres i vërtetë. Ato shfaqen për shkak të shpërndarjes në mënyrë të pabarabartë të melaninës në dermën e lëkurës nën veprimin e rrezatimit ultravjollcë.

Tani që dielli i pranverës ka filluar të lërë shenjat e para në fytyrë, janë të shumta trajtimet që ju rekomandohen gjatë kësaj periudhe.

Përveç kujdesit për përdorimin e vazhdueshëm të kremit mbrojtës, edhe një maskë trajtimi natyrale është e këshillueshme të përdoret të paktën një herë në javë.

Maskë me uthull molle dhe lëng qepe

-Advertisement-

Për shkak të përmbajtjes së lartë të aciditetit, uthulla dhe qepa japin rezultat të dukshëm në zbehjen e njollave të errëta në fytyrë.

Acidet që kanë në përmbajtje të dy këta përbërës veprojnë për të ndaluar oksidimin e lëkurës që çon në krijimin e njollave të errëta kafe, por në të njëjtën kohë edhe shpërndan melaninën në mënyrë të barabartë duke bërë që njollat e diellit të zhduken shpejt.

Përdorimi

Një lugë gjelle uthull molle përzieje me një lugë gjelle lëng qepe.

Aplikoje masën në fytyrë dhe lëre të veprojë për 30 minuta (jo më shumë, sepse aciditeti do ta thajë shumë lëkurën).

Pas kohës së rekomanduar, shpëlaje fytyrën me ujë të bollshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera