Dielli ka ‘fuqi’ speciale

Autori: Gazeta inFokus
12:11 | 15 May 2017
E keni pyetur ndonjëherë veten pse gjatë ditëve të bukura ndjeheni më të gëzuar, të relaksuar dhe më të buzëqeshur se zakonisht? E gjitha është meritë e diellit!
Kur ekspozohemi ndaj dritës dhe ngrohtësisë së rrezeve të tij, humori ynë bëhet menjëherë pozitiv. Kjo sepse dielli ka ‘fuqi’ speciale: është i mirë për humorin dhe shëndetin, na bën të bukur me një kolorit për të pasur zili dhe ka efekte përfituese për shëndetin psikofizik.
Larg stresin
Dielli ka fuqinë të rikthejë humorin dhe të largojë stresin. Kur ekspozohemi ndaj dritës dhe ngrohtësisë së rrezeve, kemi tendencën të relaksojmë muskujt dhe të heqim tensionin e mbledhur në trupin tonë. Por jo vetëm: dielli është gjithashtu dhe një terapi e mirë natyrale kundër fazave të para të depresionit. Studimet e fundit e psikoneuroimunologjisë për rrezet e diellit, sidomos ato të mëngjesit, është në gjendje të stimulojë mekanizmat biologjikë që ndikojnë në humorin tonë.
Më shumë buzëqeshje
Audrey Hepburn thoshte se “buzëqeshja është aksesori më i bukur që një femër mund të mbajë”. Për ta blerë, shtojnë studiuesit, mjafton të qëndrosh pak orë në diell. Si? Duke mbrojtur lëkurën me një krem diellor, sigurisht, dhe duke lënë veten të përkëdheleni nga ngrohtësia e rrezeve. Dielli në fakt prodhon Serotoninën, hormonin e humorit, dhe melatoninë, që ndihmon në betejën ndaj humorit të keq dhe na lehtësojnë të pushojmë më mirë në orët e natës, pasi rregullon ciklin gjumë-zgjuar.
Kujdes me lëkurën
Dielli na bën të lumtur, të bukur e mbi të gjitha na jep atë ngjyrën e bukur të verës. Por kujdes, mos e ekzagjeroni. Mos harroni lëkurën, që duhet ta mbrojmë vazhdimisht. Madje për të na dhënë ‘rekomandimet’ e duhura ka menduar edhe vetë Komisioni Europian, i cili ka hartuar një dokument ku shkruan qartësisht se: “një mbrojtje me faktor mes 15-25, dhe e aplikuar në mënyrë korrekte është e mjaftueshme për mbrojtjen e pjesës më të madhe të personave”. Përgatisni atëherë çantën dhe kapelen: dielli po ju pret!.

Të tjera
-
“Kurrë në jetën tem ma keq s’jam ni”, rrëfimi emocional i Sefedin Thaçit që xhiroi masakrën e Izbicës
Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Infokus, Sefedin Thaçi në 24 vjetori...
-
Kurti: Nuk jam për t’i shtypur serbët, por nuk mund të kemi super-minoritet në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me procesin e liberalizi...
-
Kica-Xhelili: Dikush duhet t’ia kujtojë Albulena Haxhiut se nuk është ministre e fushatave linçuese
Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili i ka reaguar ashpër ministres së Drej...
-
Dy vitet e Qeverisë Kurti, Bislimi i quan vite të progresit dhe zhvillimit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka bërë një bilanc të punëve të Q...
-
Adresimi i problemeve të shqiptarëve në Serbi, Hill: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në Beograd
Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka...
-
Selimi shpalos fakte tronditëse për Gjykatën Speciale
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi përmes profilit të...
-
Rasti i Iran Badallit/ Avokatët mbrojtës kërkojnë përjashtimin e prokurorit të rastit
Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në janarin e vitit 2020 në Zhur të Prizrenit...
-
Stuhi e fuqishme në Suboticë, aksidentohen 14 automjete
Një përplasje e rëndë zinxhirore me 14 automjete ka ndodhur sot në Serbi, gje...
-
Kapen me 10 kilogramë në taksi, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Greqi
Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia greke me aku...
-
Mbetjet mortore në Pogragjë të Gjilanit: Po ekzaminohen nëse i takojnë luftës së fundit
Disa mbetje mortore janë gjetur gjatë së hënës në fshatin Pogragjë të Gjilani...
-
I riu mbytet duke ngrënë picë, e gjithë skena në sy të prindërve
Një i ri u mbyt me një copë picë ndërsa ishte duke ngrënë drekë. Tragjedi...
-
Çfarë po ndodhë? Bien faqet e të gjitha komunave në Kosovë
Të gjitha web faqet e komunave të Kosovës janë jashtë funksionit. Vetëm aj...