Lajme

Diell apo shi, ky është parashikimi i motit për këtë javë

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 22 August 2022

Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë ndikimin e tyre edhe për gjatë javës së ardhshme, duke ndikuar të kemi një mot të ndryshueshëm.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pjesët e para të ditës, zakonisht fillojnë me rreze dielli, të cilat do të zëvendësohen me vranësira, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë. Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatareve”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

-Advertisement-

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera