Lajme

Diasporën kosovare nuk e ndalë virusi, bëhen gati për në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 20 May 2020

Mijëra kosovarë, të cilët jetojnë në diasporë duket se mezi presin që të hapen kufijtë për t’ia mësyrë vendlindjes.

Siç mëson gazeta inFokus nga disa persona që jetojnë në Zvicër dhe Gjermani, një pjesë e tyre vetëm se se kanë bërë rezervimet që me 2 qershor të nisen për në Kosovë.

Kjo është data kur ata presin që edhe zyrtarisht të hapen aeroportet dhe të kthehet qarkullimi normal i njerëzve ndërmjet shteteve të ndryshme.

-Advertisement-

“Unë e kam pas rezervu më herët biletën, por për shkak të virusit ma kan anulu. Tash më kanë thirr kompania edhe më kanë than se ndoshta me 2 qershor muj me u nisë për Kosovë”, thotë një mërgimtarë nga Zvicra për gazetën inFokus.

Sipas tij, janë me dhjetëra kosovarë të tjerë që për shkak të masave të institucioneve kundër Covid-19, të cilët kanë pasur rezervime dhe nuk kanë mundur të udhëtojnë.

Mirëpo, me tu hapur kufijtë ata presin që t’ia mësyjnë Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera