Lajme

Diaspora vulos fatin e Junikut

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 16 November 2021

Të gjithë prisnin që rezultatin e ngushtë me dallim prej vetëm 29 votash ndërmjet Ruzhdi Shehut të LDK-së dhe Agron Kuçit të AAK-së, ta përmbysnin votat e diasporës.

Por edhe përkundër pritjeve diaspora ka vendosur që Juniku t’i mbetet LDK-së në këtë mandat, shkruan Gazeta Infokus.

Ruzhdi Shehu i LDK-së, kandidat për kryetar të Junikut, nga diaspora ka marrë 436 vota, ndërsa Agron Kuçi kandidati i AAK-së për këtë komunë ka marrë vetëm 232 vota.

-Advertisement-

Kujtojmë se në balotazhin e 14 nëntori Ruzhdi Shehu i LDK-së mori 50,61% të votave apo 1.199 vota kurse Agron Kuçi i AAK-së mori 49,39% të votave apo 1170 vota.

Me votat e diasporës Ruzhdi Shehu ka siguruar tashmë 1635 vota, kurse Agron Kuçi 1,402 vota, gjë që thellon rezultatin për 233 vota në favor të Ruzhdi Shehut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera