Lajme

Diaspora përkrah Alban Hysenit, Lutfi Haziri merr vetëm 99 vota prej tyre

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 24 October 2021

Është duke vazhduar numërimi i votave të ardhura nga diaspora, apo të quajtura si votat me postë.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë janë numëruar edhe votat e diasporës për Komunën e Gjilanit, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Nga numërimi i i këtyre votave del që diaspora të këtë përkrahur më shumë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.

-Advertisement-

Hyseni ka marrë më së shumti vota, saktësisht 199, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, kundërkandidati i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri mori vetëm 99 vota.

Duhet përkujtuar që Hyseni dhe Haziri pritet të përballen sërish në balotazh, për të parë se kë do të përkrahin qytetarët e Gjilanit për të udhëhequr komunën e tyre në një mandat 4 vjeçar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera