Lajme

Diaspora i beson fuqishëm Arben Vitisë, kurse Përparim Ramen e votojnë shumë pak

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 16 November 2021

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar votat e ardhura me postë nga diaspora për balotazhin e mbajtur në 21 komunat e Kosovës të dielën e 14 nëntorit, shkruan Gazeta inFokus.

Diaspora i ka besuar fuqishëm Arben Vitisë, i cili ishte kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kurse Përparim Rama i LDK-së që fitoi garën për kryeqytetin është votuar shumë pak nga diaspora.

Arben Vitia është votuar nga 122 qytetarë jashtë vendit, kurse Përparim Rama ka marrë vetëm 15 vota.

-Advertisement-

Pavarësisht kësaj, Përparim Rama i LDK-së do të jetë kryetar i ri i kryeqytetit, pasi në balotazh ka marrë 40.659 vota apo 51.07%, kurse Arben Vitia që humbi betejën për Prishtinën është votuar nga 39.985 qytetarë apo 48.93%./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera