Lajme

Dialogun Kosovë-Serbi tani pritet ta drejtojë kundërshtuesi më i madh i Pavarësisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 30 November 2019

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, zyrtarisht ia ka dorëzuar detyrën e saj Josep Borrell, i cili ishte nominuar si pasardhës i Mogherinit.

Mogherini përmes “Twitterit” ka thënë se tashmë ajo po e lë detyrën e saj në duar të sigurta.

“Mandati im po përfundon pas pesë vjetësh punë intensive. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar për ta bërë Bashkimin Evropian një partner të besueshëm, shtyllë të multilaterizmit dhe një mbrojtës të palëkundur të të drejtave të njeriut. Unë po e lë zyrën time në duart e sigurta të Josep Borell. Urojani atij më të mirën”, ka shkruar Mogherini.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera