Dialogu, sfidë e vështirë për qeverinë e ardhshme
Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 11 October 2019
Përfaqësuesit e dy subjekteve më të votuara në zgjedhjet e 6 tetorit, LVV-së dhe LDK-së, janë zotuar se nuk do të ketë dialog me Serbinë, i cili do të shkojë në dëm të Kosovës.
Por vlerësohet se zgjidhja përfundimtare e këtij procesi mund të mos jetë plotësisht e favorshme për Republikën e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Procesi i dialogut Kosovë – Serbi pritet të jetë njëra prej sfidave kryesore të qeverisë së ardhshme. Tash kur po bëhet një vit i plotë prejse ka ngecur ky proces, bashkësia ndërkombëtare po kërkon me ngulm që negociatat Kosovë – Serbi të rifillojnë sa më parë.
Ky presion ndërkombëtar ka rinisur menjëherë pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, rrjedhimisht ende pa u formuar qeveria e re.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve, kanë thënë se në momentin që LVV-ja vjen në krye të Qeverisë, fillimisht do të bëhet një analizë e marrëveshjeve të deritanishme – të arritura në kuadër të dialogut.
Edhe zyrtarët e LDK-së, partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet sipas rezultateve preliminare, kanë konsideruar se duhet të bëhet një vlerësim i gjithë procesit të deritanishëm të dialogut me Serbinë.
Ata kanë përjashtuar çdo marrëveshje, e cila mund t’i sjellë dëm Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...