Lajme

Dialogu me Serbinë: Deda kërkon konsensus qeveri-opozitë

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 26 March 2018

Deputeti i Alernativës, Ilir Deda i ka bërë thirrje koalicionit qeveritar që menjëherë t’i ndërmarrë masat për krijimin e një konsensusi politik me opozitën në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Deda ka vlerësuar se me intensifikimin e fazës së fundit të dialogut të Brukselit, do të intensifikohen edhe provokimet nga ana e palës serbe.

“Me intensifikimin e fazës përfundimtare të dialogut të Brukselit për “normalizim” të raporteve Kosovë-Serbi, do të intensifikohen edhe provokimet më të ndryshme nga Serbia me një qëllim të vetëm – tensionim të atillë të gjendjes që të përmbushet kërkesa e Vuçiqit për ndarjen e pjesës veriore të Kosovës. Lojë e vjetër me qëllim të qartë”, ka shkruar Deda, në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Sipas Dedës, partitë qeverisëse menjëherë duhet t’i ndërmarrin hapat për krijimin e konsensusit politik me opozitën në lidhje me këtë fazë të dialogut për “normalizim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera