Dialogu ”një hap para, tre prapa”, ngecje e mos transparencë: I paqartë vazhdimi i tij

Autori: Gazeta inFokus
08:48 | 04 January 2023
Dialogu Kosovë-Serbi ka shënuar më shumë ngecje se sa progres, në vitin që lamë pas.
Kështu ka vlerësuar Violeta Haxholli, hulumtuese në KDI.
Ajo thotë se gjatë këtij viti pati tensione të shumta që e vështirësuan arritjen e marrëveshjes.
“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2022 më shumë shënoi ngecje sesa përparim real mes palëve. Ky vit u karakterizua me tensione mes Kosovës dhe Serbisë e shoqëruar me diskurs destruktiv që rezultoi me vështirësi në arritjen e marrëveshjeve”, thotë ajo.
Sipas Haxhollit, edhe kur pati përparime të vogla, ato marrëveshje nuk gjetën zbatim dhe dialogu ishte një hap para e tre prapa.
“Edhe kur u shënuan përparime të vogla në dialog si marrëveshja e re për lirinë e lëvizjes dhe ajo për energji, asnjëra nuk gjetën zbatim në praktikë duke bërë kështu që dialogu të shkonte një hap para, tre hapa mbrapa”, thekson hulumtuesja e KDI-së.
Më pas, ajo përmend propozimin franko-gjerman, për të cilin nuk pati progres për versionin final.
“Në pjesën e dytë të vitit palëve iu propozua një plan i mbështetur nga Franca dhe Gjermania fillimisht e pastaj edhe nga Bashkimi Evropian, por deri në fund të vitit nuk pati progres për versionin final të këtij Plani nga palët”.
Haxholli më tej shton se transparenca për dialogun u përkeqësua, derisa Qeveria nuk publikoi asnjëherë versionin zyrtar të këtij plani.
“Publikut iu ofruan pak informacione për përmbajtën reale të Planit dhe me përjashtim të versioneve që qarkulluan në media një version zyrtar nuk u bë asnjëherë publik nga Qeveritë. Kjo qasje e përkeqësoi tutje transparencën e procesit të dialogut”, vlerëson ajo për Gazeta Blic.
Ajo thotë se një vit jo produktiv i dialogut u mbyll me vendosjen e barrikadave nga grupeve të serbëve në veri dhe se e ardhmja e dialogut mbetet e paqartë për vitin 2023.
“Një vit jo produktiv i dialogut u përmbyll me vendosje të barrikadave nga ana e grupeve të organizuara në Veri të dirigjuara nga Beogradi zyrtar. E ardhmja e dialogut për vitin 2023 mbetet e paqartë dhe një marrëveshje finale ende duket vështirë e arritshme”, deklaron Violeta Haxholli nga KDI.

Të tjera
-
Aksident me fatalitet në Lipjan, vde*s motoçiklisti
Një motoçiklist, E.B, ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Sl...
-
REL: Pas pezullimit të eksportit të arm*ëve, një avion mallrash nga Izraeli ateroi dhe u largua nga Beogradi
Gjatë kohës së konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme, kur kompanitë aj...
-
Apeli vërteton dënimin me burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e 2021-ës në Mitrovicë
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Prizren: Vodhi çantën me 5 mijë euro, policia arreston të dyshuarin
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar A.P., i cili dyshohet ta ketë vjedhu...
-
Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare
Hapësira ajrore iraniane u rihap pjesërisht sot, pas armëpushimit të vendit m...
-
MPB ndan 120 mijë euro për blerje të biletave për stafin, planifikon të paguajë rreth 450 euro për një
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender në vlerë rreth 120 mijë eu...
-
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike i bën thirrje Iranit të rikthejë bashkëpunimin
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) Rafael Grossi ka t...
-
Kongresmeni amerikan nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen nga një kongresmen ame...
-
Si do të bëhet përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga ShBA’ja
Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që d...
-
Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vl...
-
Starmer: Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit duhet të mbahet
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka thënë se armëpushimi m...
-
Qyteti zviceran që po planifikon ta dyfishojë taksën e qëndrimit për turistët nga viti 2026
Turistët që vizitojnë kantonin e Lucernit do të duhet të paguajnë më shumë pë...