Lajme

Dialogu me Serbinë, prioriteti numër një i Kryeministrit gjatë fundjavës

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 27 March 2023

Kryeministrit Albin Kurtit sa herë t’i sillet ndërmend se tema e dialogut me Serbinë është bërë numër një për të, ka disponim ta demantojë. Duke folur për takimin e Ohrit, javën që shkoi, ai tha se kjo cështje ka qenë e rezervuar për fundjavë, ndërsa ditët tjera i shfrytëzon për t’u marrë me qeverisje. Kurti, agjendën e njëjtë e kishte edhe fundjavën që shkoi, kur në Tiranë i informoi krerët e shtetit për atë që ka arritur me Serbinë.

Kur iu imponua si temë, që nuk mundi ta shmang, Kryeministri Kurti tha se me dialog merret gjatë fundjavës. Kështu ndodhi para dy javësh në Ohër, kështu ishte edhe gjatë fundjavës në Tiranë kur shkoi atje për t’i informuar zyrtarët shqiptarë për rezultatet e takimeve në Maqedoninë e Ohrit. Por, kur pyetet rreth dialogut si prioritet i lartë i qeverisjes së tij ai demanton siç kishte bërë prej fillimit.

“Dialogun s’e kam prioritet, por punësimin dhe drejtësinë“, thoshte Albin Kurti, më 14 shkurt, pak orë pasi fitoi mbi 50 për qind të votave për t’ia mundësuar të qeverisë i vetëm.

-Advertisement-

Dialogun me Serbinë e vendoste në prioritetin shtatë ose tetë, edhe pse bisedimet me Beogradin marrin fokusin e ekzekutivit, si dhe të shoqërisë.

Më 23 mars, kur Qeveria e Albin Kurtit mbushi 2 vjet, kreu i saj dha një intervistë të cilat për mediat kosovare janë të radha – vendosi që të paraqitej në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Pyetje e parë e gazetares për Kurtin ishte sesi u shndërrua dialogu me Serbinë në prioritetin e parë. Kurti mohoi, kategorikisht.

Këtë mohim e argumenton mbi atë se ekzekutivi që ai drejton kanë marrë vendime e kanë hartuar koncepte-dokumente.

”Nuk mendoj që ka qenë i pari për dy vjet sa jemi në qeverisje kemi ndërmarrë shumë aktivitete, vendime, veprime. Dhe mund të them që nga 136 mbledhje të qeverisë janë 756 vendime, 209 projektligje, 42 koncept-dokumente tregojnë vëllimin e madh të punës që megjithatë zotimin tonë për punësim dhe drejtësi kanë mbajtur prioritet, megjithatë nuk them që e kemi neglizhuar dialogun me koalicionin me fqinjin tonë verior”, ka thënë Kurti.

Përkundër që qartazi shihet për vëmendjen që dialogu e ka në tryezat qeveritare, Kurti i ka zgjedhur vikendet për të kryer takime që lidhen me dialogun.

Dhe, kjo s’del të jetë rastësi, pasi Kurti gjatë një konference për media të enjten, e shfrytëzoi pikërisht takimet e vikendit për të mohuar që dialogun e ka top prioritet.

“Nëse shihni nga angazhimi im ditor dhe javor e mujor nuk është dialogu top prioritet. Unë vikend isha në Ohër, tash nuk jam në Ohër siç e shihni dhe merrem me punë të tjera”, iu tha Kurti gazetarëve.

Po ashtu, e diela e vikendit ishte e rezervuar sërish nga Kurti që të merret me dialogun. Ai ishte në Tiranë ku u takua me krerët e institucioneve dhe ish-presidentin, Ilir Meta.

Pikërisht temë kyçe ishte edhe informimi i politikanëve shqiptarë për marrëveshjen e Ohrit. Sërish vikend.

Gjatë vikendeve Kosova disa herë është vizituar edhe nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Megjithatë, Kurti thotë se nuk janë duke e neglizhuar dialogun, madje ka deklaruar se ”është duke lexuar literaturë për dialogun“.

E kur pyetet në Kuvend për strategjinë e dialogut, kryeministri s’e tregon – thotë se ”është konfidienciale“.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i tha Kurtit se në dialog “duhet t’i kesh dy-tri skenare“.

Por Kurti ia ktheu se ”mund të ketë edhe më shumë skenare se aq“.

Krejt kjo sikur nënkupton se ditët e javës për Kurtit s’vlejnë njëjtë, për dialogun e ka rezervuar fundin e javës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera