Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 28 March 2023

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, do vazhdojë javën e ardhshme.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se takimi zhvillohet në nivel të kryenegociatorëve, transmeton klankosova.tv.

”Dialogu si i tillë vazhdon”.

-Advertisement-

”Do të ketë takime tjera në nivel të lartë për të cilat do të njoftojmë kur të jetë e përshtatshme”.

”Ajo që mund të them në këtë moment është se një takim i kryenegociatorëve do të zhvillohet javën që vjen në Bruksel. Kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord”.

Kujtojmë që kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, transmeton klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera