Dialogu Kosovë-Serbi, Rama: Ballkani ka energji tjetër, këtu “rock & roll”, në Bruksel vetëm simfoni

Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 06 December 2022
Pasi priti liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor kryeministri Edi Rama Kryeministri foli për mediet nga samiti që po mbahet në Tiranë. I pyetur për dialogun Kosovë Serbi Rama tha se shpreson që të arrijnë të gjejnë një marrëveshje përfundimtare në Samitin e Tiranës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, por me shumë mundësi këtu nuk do të ndodhë.
“Gjërat janë pak më të vështirë se kaq. Ka një ndryshim shumë të madh, sepse këtu është “rock & roll, në Bruksel është vetëm simfoni. Ka një energji tjetër Ballkani”, tha Rama.
“Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e vet. Dhe shqiptarët, veçanërisht në Shqipëri e Kosovë, nuk kanë qenë më mirë në historinë e tyre”.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se samiti që organizohet sot është një sinjal i fortë i BE se ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, ashtu si dhe e anasjellta.
“Ka qenë diçka që edhe ai me imagjinatën më guximtare nuk do të kishte përfytyruar që do të ndodhte dhe po ndodh. Mendoj se është një sinjal i fortë i vetëdijes së Bashkimit Europian se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Europian. Deri dje kishim një mot si në Bashkimin Europian, por nuk mund të ju mirëprismin me atë mot dhe sollëm diellin për ju dhe shpresoj që ta vlerësoni.“
Gjatë prononcimit Rama nuk kurseu as batutat me gazetarët.
“Ka një ndryshim të madh se këtu është Rock e Roll dhe në Bruskel është simfoni, i patë, të gjithë ishin të lumtur.“
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...