Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, palët do të takohen sërish këtë muaj

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 02 May 2023

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se takime do të ketë sërish këtë muaj.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se emisari i BE-së për doaligun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do t’i ftojë shefat e grupit të negociatorëve dhe ekspertët e tyre, shumë shpejt në Bruksel.

“Bisedimet duhet të vazhdojnë shpejt. Ne duhet të vazhdojmë që ta shtyjmë këtë proces përpara. E falënderoj Miroslav Lajçakun për punën e tij të rëndësishme. Ai do të ftojë kryenegociatorët dhe ekspertët në Bruksel shpejt”, tha Borrelli në këtë konferencë, duke iu referuar Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

-Advertisement-

Ai paralajmëroi edhe një takim të parë të Grupit të Përbashkët Monitorues për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ku Kosovën në këtë grup e përfaqëson ambasadori ynë në Bruksel, Agron Bajrami, ndërsa Serbinë, kryenegociatori Petar Petkoviq.

“Ai do të nis diskutimet në takimin inaugurues me Grupin e Përbashkët Monitorues që u krijua në Marrëveshjen e Ohrit. [Edhe ky grup] Do të takohet këtë muaj, dhe të shpresojmë se do të jemi në gjendje të shmangim një eskalim që mund të çojë në një krizë të re dhe të rrezikojë zbatimin e marrëveshjes”, deklaroi Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera