Uncategorized

Dialogu Kosovë-Serbi në fazën përfundimtare

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 27 November 2017

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se njohja nga Madagaskari, është tregues tjetër se Kosova po hyn në periudhën e përgjigjes finale edhe sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.

Haradinaj tha se qëndrimin e Kosovës për dialogun ua ka bërë të qartë edhe zyrtarëve të Brukselit, nga të cilët ka kërkuar përgjigje për stagnimin e procesit integrues për Kosovën.

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po i afrohet fazës përfundimtare, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

Ai tha se nuk mund të vazhdojë duke përfituar vetëm Serbia nga një proces ku është e përfshirë edhe Kosova.

Haradinaj tha se qëndrimin e Kosovës për dialogun ua ka bërë të qartë edhe zyrtarëve të Brukselit, nga të cilët ka kërkuar përgjigje për stagnimin e procesit integrues për Kosovën.

Ai nuk deshi të thotë nëse reagimi i tij ndaj Brukselit dhe qëndrimi i pa ndryshuar për demarkacionin kanë acaruar raportet e tij me presidentin Thaçi siç ishte raportuar në media.

Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve në kompleksin e Jasharëve ne Prekaz dhe familjes Jashari.

Gjatë ditës kryeministri Haradinaj në prag të festës së 28 Nëntorit bëri homazhe edhe tek shtatorja e komandantit Zahir Pajazitit dhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera