Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi/Lajçak takohet me Ramën e Vuçiqin në Nju Jork

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 21 September 2022

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në SHBA është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Lajçak në takimin me Ramën dhe Vuçiqin ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa me Abazoviqin për gjendjen politike në Mal të Zi.

“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

-Advertisement-

Kurse, ka treguar më në detaje se çka ka biseduar me presidentin Vuçiq, transmeton Front Online.

“Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë javën e kaluar, unë po ashtu vazhdova bisedën me presidentin e Serbisë, Vuçiq në New York…Ne biseduam për mënyrën si ta çojmë para normalizimin e raporteve me Kosovën”, shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera