Shëndetësi

Diabetikët më të prirur ndaj dëmtimeve nervore/ Kujdesi që ju duhet

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 10 January 2022

Të dhënat e Federatës Ndërkombëtare Për Diabetin tregojnë se diabetikët përballen me rrezikun e problemeve serioze shëndetësore që prekin nervat, sytë, veshkat, zemrën dhe enët e gjakut. Sipas Federatës, diabetikët përballen gjithashtu me një rrezik të lartë të infeksioneve.

Ekspertët rekomandojnë që diabetikët të tregohen të kujdesshëm në mirëmbajtjen e niveleve të kolesterolit, tensionit të gjakut dhe sheqerit. Diabeti që avancon në mënyrë të pakontrolluar mund ta bëjë të nevojshëm amputimin e gjymtyrëve. Përpos të gjithave, ai shkakton dështim të veshkave, verbëri dhe sëmundje kardiovaskulare.

Çfarë Është Neuropatia Diabetike.
Neuropatia Diabetike ka të bëjë me dëmtimet nervore të shkaktuara nga diabeti. Një prej dëmtimeve më të përhapura nervore është pamundësia për të ndjerë dhimbje. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë nervat në mënyra të ndryshme. Dëmi më i madh manifestohet në mpirje të gjymtyrëve dhe dobësim të krahëve, duarve dhe këmbëve.

-Advertisement-

Shpesh këto simptoma anashkalohen nga diabetikët. Shkencëtarët kanë shumë pikëpyetje mbi mënyrën e dëmtimit të nervave nga sheqeri. Ata besojnë se nivelet e larta të sheqerit dëmtojnë enët e imëta të gjakut që ndërlidhen me nervat. Dëmtimi cënon furnizimin me oksigjen dhe ushqyes të nervave duke i dëmtuar ato.

Faktorë Të Tjerë Që Nxisin Neuropatinë Diabetike
Shkencëtarët kanë identifikuar edhe shkaktorë të tjerë të dëmtimit të nervave. Mosha është një prej tyre. Neuropatia diabetike zhvillohet në harkun kohor të disa viteve. Kjo do të thotë se ajo është më e përhapur tek të moshuarit. Pirja e alkolit dhe duhanit janë vese që përkeqësojnë simptomat e neuropatisë diabetike, thonë shkencëtarët.

Ka raste kur njerëzit kanë pësuar një dëmtim nervor si pasojë e inflamacionit apo një lëndimi fizik. Ata janë më të prirur të preken nga neuropatia diabetike. Kjo nënkupton mangësi serioze në përçimin e mesazheve dhe sinjaleve të duhura në tru. Njerëzit e prekur nga neuropatia diabetike duhet të konsumojnë shumë ushqime të pasura me vitaminën B12 siç janë shpendët, peshku, mishi pa dhjamë, veza dhe drithërat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera