Shëndetësi

Diabeti dhe seksi: Problemi të cilin diabeti mund ta shkaktojë në dhomë të fjetjes

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 21 November 2017

Diabeti është një nga sëmundjet shëndetësore që po rritet me ritmin më të shpejt, dhe vetëm në Mbretërinë e Bashkuar i prekë një në 16 persona.

Nëse nuk trajtohet apo menaxhohet keq, diabeti mund t’iu shpijë në një numër të madh komplikimesh mjekësore, transmeton Telegrafi.

Këto komplikime përfshijnë sëmundjet e zemrës, sulmet e trurit, dëmtimin e nervave, problemet me këmbë, etj.

-Advertisement-

Sidoqoftë, ekziston edhe një efekt më pak i njohur anësor i diabetit – problemet me ereksion!

Kjo është kur jeni të parandaluar të dëshironi apo të shijoni aktivitetin seksual.

Sipas ‘Diabetes UK’, kjo ndodh sepse sëmundja shkakton qarkullim më të dobët të gjakut dhe humbje të sensacionit në organet seksuale.

Pra, meshkujt e diagnostikuar me diabet mund të kenë probleme me mbajtjen e ereksionit, që ndryshe njihet si disfunksioni erektil.

Ky fenomen është edhe më i shpeshtë te meshkujt të cilët pinë duhan dhe kanë dëmtime të enëve të gjakut apo të nervave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera