Sport

Di Maria tregon se dëshiron të luaj me Messin në PSG

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 12 February 2021

Paris Saint German vazhdon të jetë një ndër klubet favorite për transferimin e Messit, i cili pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, shkruan Gazeta inFokus.

Por, bashkë kombësi i tij, Angel Di Maria, ka thënë se dëshiron të luaj në ‘Parkun e Princave’ me argjentinasin.

Në lidhje me këtë ka folur trajneri i parisienëve, Mauricio Pochettino, i cili ka thënë se veprimi i Di Marias, nuk është mos respektim ndaj Barcelonës.

-Advertisement-

“Ata e pyetën Di Maria nëse ai dëshiron të luajë me Messin … mirë, çfarë doni të përgjigjet ai?

Kjo nuk është mosrespektim i Barcelonës. Le të mos i heqim gjërat nga konteksti”, është shprehur tekniku argjentinas.

Kujtojmë që ditë me parë trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se shpreson që Messi të vazhdoj karrierën e tij në ‘Camp Nou’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera