Sport

Di Maria merr vendimin për të ardhmen e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 18 November 2020

Angel Di Maria ishte mjaft i përfolur ditëve të fundit sa i përket të ardhmes së tij, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi si duket me në fund ka marrë vendimin, duke shprehur kështu dëshirën për të vazhduar kontratën me klubin aktual, Paris Saint German.

32 vjeçari ka kontratë me parisienët deri në vitin 2021, kurse nga janari ai ka të drejt të nisë negociatat me çdo klub.

-Advertisement-

Por, si duket Di Maria ka vendosur të rrijë edhe për dy vite të tjera në Paris, pra deri në vitin 2023, ani pse  ofertat nga klubet më të mira evropiane për të nuk kanë munguar, si Tottenham, Bayern Munich dhe Juventus./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera