Lajme

Dhurohen rreth 300 këmisha për Ramush Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 26 December 2017

Rreth një javë më parë u bë publike vendimi në të cilin kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dyfishuar pagën vetes dhe ministrave të kabinetit të tij, shkruan Infokusi.com.

E në një deklaratë të kryeministrit Haradinaj ai ishte arsyetuar për rritjen e rrogës sepse si kryeministër ka përgjegjësi për paraqitjen e tij andaj duhet të investoj në dukje, duhet të blejë kravata dhe këmisha të reja.

Të nxitur nga kjo deklaratë të rijnë kosovarë kanë organizuar një aksion për mbledhjen e kravatave dhe kamishave siç thonë ata për të ndihmuar kryeministrin Haradinaj, shkruan Infokusi.com

-Advertisement-

E dorëzimi i rreth 300 kravatave dhe disa këmishave të mbledhura u bë sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Organizatorë të këtij aktiviteti kanë thënë se kanë mbledhur rreth 300 kravata për Haradinajn.

“Momentalisht i kemi siguruar rreth 300 kravata dhe më pak këmisha por me këtë i kemi siguruar Kryeministrit veshjen për rreth 1 vit” ka thënë njëri nga organizatën.

Ai madje ka vazhduar duke thënë se Haradianj mund të ulë lirishtë pagën sepse ne do ti sigurojmë ati kravatat dhe këmishat.

E njëri nga organizatorët e këtij aksioni ka thënë se kjo nuk është fushatë kundër Haradinajt por kundër çdo Kryeministri të ri që do vi e do të ketë këtë page. Ai ka vazhduar duke thënë të mos përzihen gjërat sepse kontributi që është dhënë në luftë vlerësohet lartë por kjo po bëhet kundër rritjes 100% të pagës.

E një tjetër person i pranishëm në këtë aktivistet ishte një ish-punëtor i arsimit i cili dhuroj një stilolaps duke thënë se Haradinaj i quajti punëtorët e arsimit studentë të dobët por a e di ai se edhe vet ka dal nga këta punëtorë, shkruan Infokusi.com

“Unë po flas edhe në emër të kolegëve të mijë, kam punuar 43 vite në arsim dhe tash pas përfundimit të Turstit do të marrë pension 180 euro e Haradinaj me 1300 euro nuk mund të jetojë”, ka thënë ai.

“Rroga e Kryeministrit është me e madhja në rajon”, ka përfunduar ish-punëtori i arsimit.

I gjithë ky aktiviteti nisi përmes një thirrje në rrjetin social “facebook” me mbishkrimit ta “ndihmojmë” kryeministrin Haradinaj./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera