Lajme

Dhurohen 60 mijë dollarë për familjen e policit, Afrim Bunjaku

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 20 October 2023

Shoqata e Policëve Shqiptarë në ShBA dhuroi 60 mijë dollarë, për familjen e policit hero, Afrim Bunjaku.

Policët shqiptaro-amerikan të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare të zbatimit të Ligjit në SHBA, në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York dorzuan çekun e kontributit të tyre në shumë 60 mijë dollarë.

Të pranishëm ishin Konsulli i Përgjithshëm – Ambasador Blerim Reka dhe stafi i tij.

-Advertisement-

Ky çek dedikuar familjes së heroit Afrim Bunjaku në mënyrë simbolike, nga disa pjesëtarë të uniformave blu në New Jersey & New York si dhe themeluesi i Shoqatës Elton Shametaj iu dorzua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Policët shqiptaro-amerikanë me këtë akt edhe njëherë dëshmuan qartë atdhedashurinë e tyre.

“Ky akt i tyre e bënë krenare edhe gjithë diasporën dhe mburremi nga fakti se edhe pse me mijera kilometra larg ata bashkëndiejnë rrënjet e origjinës dhe se ritmi I jetës se tyre është i lidhur ngusht me fatet e atdheu”, thuhet në njoftim të shoqatës së tyre.

Nuk është ky aksion i parë që policët shqiptaro-amerikan kanë ndërmarrë.

Ata edhe më herët, përmes shoqatës së tyre, kanë kryer disa aksione për të përkrahur kolegët e tyre në Shqipëri dhe gjithandej trojeve shqiptare. E tërë fushata është realizuar përmes GoFundMe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera