Lajme

Dhurohen 5,000 fidane mjedre për gratë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 12 May 2017

Arzije Zenuni grua e diplomuar nga programi i Women for Women, deri me sot ka dhuruar 5,000 fidane mjedre për gratë e Kosovës. Ajo rrugëtimin e dhurimit të fidaneve e filloi në prill të këtij viti në fshatin Bajgorë duke vazhduar me fshatin Zaskok dhe Zasellë, ku përfituese të fidaneve të mjedrës janë gratë e programit Women for Women.

Sot Arzija e vazhdoi këtë rrugëtim të dhurimit të fidaneve të mjedrës në fshatin Vërban, Lloshkobare, Koshare, Balaj dhe Mazhiq, ku 88 gra të këtyre fshatrave përfituan fidane.

Arzija këtë gjest human e bën t’ju ndihmojë grave që dojnë me u marr me kultivimin e mjedrës dhe të gjenerojnë të ardhuna. “ E kam pa të arsyeshme me i dhuru këto fidane të mjedrës përmes organizatës Kosova-Women 4 Women, duke u nis prej përvojës time, e di që ka gra që dojnë me kultivu mjedra por nuk kanë mundësi. Edhe pse materialisht nuk jam në gjendje t’ju ndihmojë, qëllimi im është qe t’ju ndihmojë grave sadopak dhe me këto fidane qe ju kam dhuruar shpresoj qe te fillojnë me kultivim dhe të zgjerohen” .

-Advertisement-

Arzije Zenuni është një grua kosovare e cila në vitin 2016 është regjistruar ne programin e Women for Women International në Kosovë. Ajo është nga fshati Bi ti e Epërme. Për këtë program ajo kishte dëgjuar nga disa të afërme të saj nga fshati Pleshinë.

Atë cka e bën Arzijen të veçantë është humanizmi I saj dhe vullneti t’ju ndihmojë grave të Kosovës. Para se të vinte në programin e WfWi Arzija ishte marrë me kultivimin e mjedrës, por jo në sasi shumë të mëdha.

Gjate programit një vjeçar me WfWI ajo mësoi edhe praktikat e kultivimit te mjedrës, si dhe krijoi rrjet me gratë e programit dhe me akterë te ndryshëm. Gjithmonë kishte një dëshirë, të kultivonte mjedër në sasi më të mëdha dhe të gjeneronte të ardhura. Këtë ëndërr ia mundësoi edhe një kultivues i mjedrës, i cili duke e pa përkushtimin e Arzijes për këtë kultivim, i dha asaj fidane mjedre për 5 ari dhe i tha që pagesën t’ja bënte pasi ti shiste produktet e mjedrës. Arzija së bashku me familje filloi kultivimin e mjedrës si dhe e zgjeroi biznesin e saj duke shitur produktet. Këtu filloi edhe suksesi i saj me kultivimin e mjedrës dhe vazhdon tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera