Lajme

Dhuratë simbolike për banorët e shtëpisë së pleqve nga gratë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 19 January 2018

Organizata “Women 4 Women” ka ndërmarr një aksion simbolik për përkrahur Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Donacioni sado simbolik është një vlerë e madhe për banorët e kësaj shtëpie duke pasur parasysh së është pikërisht punë dore e punuar nga gratë e mbështetura në programin e organizatës “Women 4 Women”.

Janë 64 jastëk për 64 banorë të kësaj shtëpie të qepur nga gratë e programit qe ndjekin trajnimin e rrobaqepësisë në këtë organizate.

-Advertisement-

Drejtoresha e “Women 4 Women Kosova”, Ilirjana Gashi e shoqëruar nga stafi i saj kanë vizituar dje gjatë ditës “Shtëpinë e Pleqve” dhe janë pritur shumë mirë nga stafi kujdestar dhe banorët e kësaj shtëpie.

Banoret i ishin gëzuar vizitës, pasi disa prej tyre nuk e kane as një familjar apo te afërm, dhe këto vizita qe ju bëhen atyre nga qytetaret dhe organizatat e shumta u gëzohen shume.

Drejtoresha e “Women 4 Women” gjatë kësaj vizite ka biseduar me stafin dhe me mjekët kujdestar dhe është informuar për kushtet dhe kujdesin e tyre ndaj banorëve. I ka falënderuar për kujdesin ndaj banoreve dhe i ka inkurajuar të vazhdojnë me ketë pune dhe ka thënë së kjo shtëpi duhet të përkrahët nga të gjithë dhe qe gjithë të kemi një kujdes të shtuar për këta të moshuar.

Nga ana tjetër edhe stafi i kësaj qendre i ka falënderuar stafin e organizatës “Women 4 Women” për vizitën dhe përkrahjen. /INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera