Lajme

Dhurata Hoxha i përgjigjet VV-së: Duhet të tregoni si i quat në vetëvrasje vëllezërit Dehari

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 06 August 2017

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha i është përgjigjur akuzave të ish-drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje.

Derisa të dielën në një konferencë për media, PDK ka prezantuar fakte për punësimin e militantëve të Vetëvendosjes në shkollat e Prishtinës, Nagavci si përgjegjëse e këtij sektori nuk është përgjigjur për akuzat por ka sulmuar ministren në detyrë të Drejtësisë, për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, transmeton Indeksonline.

Kjo ka shtyrë ministren Hoxha që ti kundërpërgjigjet përmes një statusi në Facebook, ndërsa ka bërë përgjegjëse Vetëvendosjen për quajrjen në Vetëvrasje të dy vëllezërve Dehari.

-Advertisement-

Statusi i plotë i ministres Hoxha:

E nderuara Znj. Nagavci, ju jeni munduar të zhvendosni vëmendjen e opinionit publik nga keqpërdorimet e zbuluara në dikasterin të cilin e keni drejtuar ju dhe atë në barrën e një rasti të dhimbshëm.

Vetëm një mendje e sëmurë do të besonte në atë cka thuani ju duke ma lënë mua fajin për vetëvrasjen e Astrit Deharit. Unë nuk e takova asnjëherë të ndjerin, unë nuk e njihja, përgjigjen për arsyet e vetëvrasjes së tij duhet të kenë ata që e takuan shumë herë në qendrën e paraburgimit, e sidomos para ditëve të fundit të tij. Duhet të tregoni pse u vetëvra edhe vëllau i Astritit duke qenë aktivist i juaji?

Unë sinqerisht nuk e kuptoj se si jetoni ju me këtë barrë në ndërgjegjen tuaj, a thua çfarë bëtë që dy të rinjë i dërguat drejt vetëvrasjes, apo siç javë më parë thoshte bashkëpartiakja juaj, i dërguat në “vetëflijim”?

Për më tepër, nuk e kuptoj se si Shpend Ahmeti asnjëherë nuk dha llogari për vdekjen e dy fëmijëve në gropën e cila nuk u mbyll për shkak edhe të një keqmenaxhimi tjetër në komunën e Prishtinës.

Nuk jeni përgjigjur në akuzat e Degës së PDK-së në Prishtinë. Mos e zhvendosni vëmendjen tek një rast i dhimbshëm por merruni me adresimin e këtyre akuzave me fakte nëse keni!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera