Fokus

Dhurata Hoxha nga kompania e produkteve të qumështit, “Pse mos t’i fuqizojmë gratë”

Autori: Halil Berisha 14:49 | 12 September 2019

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian dhe kandidatja e PDK-së për deputete, Dhurata Hoxha, ka vizituar “Magic Ice”, kompani e produkteve të qumështit dhe akulloreve.

Aty, Hoxha u takua me shefen e kësaj kompanie, Suzana Kadriu-Aliu, ku u shpreh se gratë kanë rol shumë të fuqishëm në biznes dhe duhet përkushtim edhe më i madh për fuqizimin e tyre.

“Suzana është një nga menaxheret më të suksesshme gra dhe me të vërtetë është një motivim për ne gratë që kemi detyra publike apo funksione publike që ti vizitojmë këto kompani për shkak të motivimit që marrim kur i vizitojmë dhe e shohim suksesin e grave dhe këtyre kompanive. Sot vizitova edhe prodhimin ku me të vërtetë është një nder i madh ta vizitojë këtë kompani, por në anën tjetër gjithashtu të jem dëshmitare e një kualiteti të lartë të prodhimeve vendore në këtë kompani”.

-Advertisement-

Kështu, Hoxha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të konsumojnë prodhime vendore, pasi vlerëson se kualiteti i prodhimeve është i standardeve evropiane, shkruan gazeta inFokus.

“Gjithashtu edhe t’i promovojmë prodhimet e Republikës së Kosovës. Ishte nder të njoftohem me zonjën Suzana ku në kompaninë që kjo drejton, gruaja ka një rol të fuqishëm jo vetëm kjo si menaxhere që i fuqizon gratë e tjera por gjithashtu edhe e mirë e kësaj është që këtyre grave u janë besuar detyra shumë të rëndësishme”, tha Hoxha.

E pronarja, Suzana Kadriu-Aliu, tha që i jep rëndësi avancimit e fuqizimit të grave që punojnë në këtë ndërmarrje, duke shtuar se gruaja është shtyllë e shoqërisë.

“Magic Ice bën prodhimin e produkteve të gjitha prodhimeve të qumështit dhe akulloreve të gjitha llojeve. Unë si drejtuese e kompanisë i jap shumë rëndësi avancimit dhe fuqizimit të gruas pasi që siç e dimë gruaja është shtyllë e shtëpisë dhe e shoqërisë. Gratë i kryejnë punët me shumë nder dhe përkushtim. Me gra deri sot më ka ra rasti me pas punë në momentin që i kam dhanë grave një detyrë në atë moment nuk kam pas nevojë me u brengos se a ka me u krye ajo punë apo jo”, tha Kadriu-Aliu”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera