Dhurata Hoxha harxhoi rreth 30 mijë euro me kartelë
Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 20 December 2019
Mesatarisht 500 euro është “dhurata” që ia ka bërë vetes secilin muaj gjatë dy vjetëve ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha. Këtë shumë e ka realizuar në emër të mëditjeve.
Shumë më shumë se kaq ka harxhuar nga kredit-kartela, nëpërmjet së cilës ka pasur qasje në fonde publike.
E dhëna ndodhet në një pasqyrë shpenzimesh që Ministria e Integrimit Evropian ia ka ofruar “Kohës Ditore”. Kërkesa për shpenzime është bërë muaj më herët, ndërkaq Ministria nuk kishte shprehur gatishmëri për të krijuar qasje në to. Të dhënat janë ofruar vetëm pasi gazeta është ankuar tek Avokati i Popullit.
Përpos 45 mijë eurove pagë sa ka realizuar gjatë gjysmë-mandatit qeverisës, ministrja Hoxha si e vetme ka bërë edhe shpenzime të tjera, në lartësinë 64,121.95 euro. Mbi 40 mijë euro prej tyre në vitin 2018.
Vetëm nga kredit-kartela, ajo ka shpenzuar 28,488.04 euro. Në vitin e parë të detyrës, shuma ishte më e vogël, ndërsa në 2018-n nga kartela ishin bërë shpenzime mbi 14 mijë euro, e deri në gusht të 2019-s edhe mbi 12 mijë euro të tjera.
Mbështetur në një shpjegim që e ka dhënë Ministria, Hoxha i ka bërë shpenzimet gjatë vizitave jashtë vendit, kryesisht për akomodim, dreka dhe për darka zyrtare. Megjithëkëtë, ky institucion nuk ka ofruar asnjë të dhënë për linjën e veçantë të reprezentacionit, përkatësisht drekave që ministrja dhe kabineti i saj i kanë bërë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...