Dhurata Hoxha: Çdo fyerje ndaj Çitakut është fyerje ndaj të gjithë qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus
12:26 | 18 May 2017
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka reaguar ndaj sulmit të ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.
Hoxha ka thënë se çdo fyerje ndaj Çitakut është fyerje për të gjithë qytetarët e vendit, transmeton infokusi.com
Ajo po ashtu ka thënë se Çitaku e ka prezantuar dhe vazhdon të prezantoj Kosovën në dritën më pozitive kudo në botë.
Postimin e plotë të Hoxhës mund ta gjeni më poshtë:
“Ambasadorja Vlora Çitaku, ka prezantuar dhe prezanton Republikën e Kosovës, në dritën më pozitive, në Uashington dhe kudo në botë. Vlerat e promovuara nga ana e saj, si dhe vlerat që përfaqëson demokracia amerikane, nuk guxojnë të keqpërdoren nga askush, as të sulmohen nga mohuesit e shtetësisë së Kosovës.
Liria e shprehjes nuk nënkupton cënim të integritetit të askujt, aq më pak të përfaqësuesit legjitim të Republikës së Kosovës në vendin mik në ShBA, garantuesit të shprehjes së lirë dhe demokracisë globale.
Republika e Kosovës, përfaqësuesit e saj, për fat të keq, janë në shënjestër të keqbërësve edhe jashtë vendit, me motivin e qartë, uljen e reputacionit dhe imazhit të shtetit të Kosovës dhe të arriturave të saj.
Çdo veprim fyes kundër Ambasadorës Çitaku, është fyerje për të gjithë qytetarët e vendit tonë, është i papranueshëm dhe i ulët, andaj nuk duhet në asnjë rast të përsëritet.”/INFOKUSI

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































