Auto&Tech

Dhurata e Krishtlindjes, Finlanda ofron kurs falas për inteligjencën artificiale në internet

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 23 December 2019

Vitin e kaluar, Finlanda nisi një kurs falas të inteligjencës artificiale në internet me qëllim edukimin e qytetarëve të saj për teknologjinë e re.

Tani, si një dhuratë e Krishtlindjes në botë, kombi evropian po e vë programin në dispozicion të të gjithëve për gjashtë javë, shkruan The Verge.

Finlanda ka vendosur ta përkthejë kursin e saj në çdo gjuhë të BE-së, si një dhuratë për qytetarët, dhe se nuk ka kufizime gjeografike se kush mund të marrë kursin, kështu që me të vërtetë funksionon për përfitimin e botës, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Kursi ka provuar të jetë i sigurt në Finlandë, ku më shumë se 1 për qind e 5.5 milionë qytetarëve të vendit nordik kanë aplikuar.

Elementet e inteligjencës artificiale aktualisht janë në dispozicion në gjuhën angleze, suedeze, estone, finlandeze dhe gjermane.

Kursi përfundon pas gjashtë javësh dhe secili departament zgjat midis pesë dhe 10 orë.

Qeveria finlandeze tha që fillimisht kishte krijuar kursin për t’u dhënë qytetarëve të saj përparësi në inteligjencën artificiale.

Megan Schaible nga firma e këshillimit të teknologjisë Reaktor, e cila ndihmoi në hartimin e kursit, tha se motivimi ishte “të vërtetosh që inteligjenca artificiale nuk duhet të mbetet në duart e disa zhvilluesve elitë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera