Lifestyle

Dhurata e bukur e maturantit

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 24 May 2017

Një djalë i ri bëhej gati t’i mbaronte studimet. Për muaj të tërë ai kishte admiruar një veturë të bukur sportive në një sallon automobilash dhe duke e ditur se babai i tij mund pa problem t’ia blinte i tha atij se ajo ishte e tëra që e dëshironte për maturë.

Derisa afrohej dita e diplomimit djaloshi priste t’i shihte shenjat se babai ia kishte blerë veturën.

 

-Advertisement-

Ditën e diplomimit babai e ftoi në zyrën e tij të punës dhe i tha se ndihej shumë krenar që kishte një djalë kaq të vyeshëm dhe i tregoi se sa shumë që e donte.

Me këtë rast ia dhuroi të birit një kuti dhurate të mbështjellë bukur. Kureshtar, mirëpo paksa edhe i zhgënjyer, djaloshi e hapi kutinë dhe brenda pa një Kur’an të dashur, të mbështjellë me lëkurë. I inatosur e ngriti zërin kundër babait duke i thënë: “Me të gjitha ato para që ke po ma jep një Libër të shenjtë?”.

Doli me vrull nga shtëpia duke e lënë librin e shenjtë. Për një kohë bukur të gjatë ky nuk kontaktoi më me të atin. Kaluan shumë vite dhe ky djaloshi u bë një njeri shumë i suksesshëm në biznes, transmeton zeri.info.

Ai tanimë kishte një shtëpi të bukur dhe një familje të mrekullueshme. Mirëpo, dikur iu kujtua se babai duhej të ishte plakur dhe se ndoshta duhej të shkonte ta vizitonte. S’e kishte parë atë që nga dita kur diplomoi.

Para se të fillonte me përgatitjet për udhëtim mori një telegram se babai i kishte ndërruar jetë dhe se i kishte lënë me testament krejt pronën e tij për trashëgim të birit.

Ky duhej të shkonte menjëherë në shtëpi dhe të kujdesej për sendet që ia kishte lënë i ati. Kur mbërriti te shtëpia e të atit papritmas zemrën e tij e kaploi zija dhe keqardhja. Nisi t’i kërkonte letrat e rëndësishme të të atit dhe e gjeti atë, Kur’anin, akoma ashtu të ri e të paprekur, mu ashtu siç ia kishte dhuruar i ati vite e vite më parë. Me lot në sy e hap Kur’anin dhe fillon t’i shfletojë faqet e tij. Derisa lexonte pjesë nga Kur’ani çelësi i veturës ra nga një mbështjellës i lidhur për anën e pasme të Kur’anit.

Ai kishte një etiketë me emrin e shitësit, të të njëjtit shitës të veturës sportive të cilën ky e kishte shumë qejf atëkohë. Në etiketë ishte shënuar data e diplomimit të tij si dhe fjalët “E paguar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera