Rozë

Dhurata Dora na thyen zemrat për fundvit

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 18 December 2020

Këngëtarja e famshme Dhurata Dora ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram.

Përmes kësaj video, Dhurata Dora ka paralajmëruar këngën e saj më të re. Këngëtarja dëgjohet teksa e këndon këngën “Ti harrom”, ndërsa në mbishkrimin e postimit ka shkruar #soon (së shpejti).

Kënga është pëlqyer dhe ka marrë kritika pozitive nga fansat e saj.

-Advertisement-

Së fundmi, Dhurata Dora ka eksperimentuar me look-un e saj. Asaj duket se i shkon çdo ngjyrë apo model flokësh.

Që në fillim të verës ajo ka prerë flokët, megjithatë ka vendosur extension duke i zgjator ato. Disa javë më parë teksa pozonte nga Parisi këngëtarja na tregoi se kishte zbardhur nuancën e flokëve të saj, duke shkuar drejt bjondes.

Kohët e fundit e kishim parë në rrjetet sociale me flokë në ngjyrë çokollatë, ndërsa më vonë u shfaq me flokë të shkurtër bjonde.

Por prisni sepse ndryshimet nuk mbarojnë me kaq!

Në kaq pak ditë, Dhurata e ka ndryshuar kaq shumë herë ngjyrën e flokëve dhe tashmë është kthyer në një kokë-lejla!

Në InstaStory, këngëtarja ka ndarë një video me look-un e ri duke na befasuar të gjithëve!

“Leylaa leylaaa”- shkruan ajo krahas videos ku duket se po e dashuron pamjen e re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera