Rozë

Dhurata Dora me pamjen e re, s’keni për ta njohur

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 15 December 2020

Dhurata Dora eksperimenton shpesh me look-un e saj, dhe duket se i shkon çdo ngjyrë apo model flokësh.

Që në fillim të verës ajo ka prerë flokët, megjithatë ka vendosur extension duke i zgjator ato. Disa javë më parë teksa pozonte nga Parisi këngëtarja na tregoi se kishte zbardhur nuancën e flokëve të saj, duke shkuar drejt bjondes.

Kohët e fundit e kishim parë në rrjetet sociale me flokë në ngjyrë çokollatë, ndërsa më vonë u shfaq me flokë të shkurtër bjonde.

-Advertisement-

Por prisni sepse ndryshimet nuk mbarojnë me kaq!

Në kaq pak ditë, Dhurata e ka ndryshuar kaq shumë herë ngjyrën e flokëve dhe tashmë është kthyer në një kokë-lejla!

Në InstaStory, këngëtarja ka ndarë një video me look-un e ri duke na befasuar të gjithëve!

“Leylaa leylaaa”- shkruan ajo krahas videos ku duket se po e dashuron pamjen e re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera