Lajme

Dhunoi një grua, arrestohet një person në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 07 September 2023

Një person është arrestuar të mërkurën në Klinë, nën dyshimin se ka dhunuar një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e Dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje ne rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera