Lajme

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, u arrestua dhe iu konfiskua arma të dyshuarit në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 07 December 2021

Të hënën është arrestuar një person në Prizren, i cili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit gjithashtu i është konfiskuar një pistoletë dhe shtatë fishekë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera