Lajme

Dhunohet seksualisht një vajzë në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 31 May 2020

Një grua nga Gjilani ka njoftuar policinë se vajza e saj është sulmuar seksualisht nga një burrë i panjohur

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Gjilan, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se e bija e saj femër kosovare, është sulmuar seksualisht nga një mashkull i pa njohur. Viktimës i është bërë kontroll mjekësor”, theksohet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Po ashtu është bërë e ditur se njësia policore, pas angazhimeve intensive ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera