Lajme

Dhunohet seksualisht një grua në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 21 February 2020

Një grua është dhunuar seksualisht nga një person në Gjakovë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas njoftimit nga Policia, të enjten është arrestuar një person pasi dyshohet se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me viktimën femër shtetase të R. Shqipërisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta inFokus/

Të tjera