Lajme

Dhunohet një vajzë në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 03 April 2023

Një vajzë ka raportuar në polici se është dhunuar nga një i dyshuar në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë.

E njëjta ka deklaruar se i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme dhe po ashtu ishte detyruar ti japë para disa herë në shuma të ndryshme.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Fushë Kosovë 02.04.2023 –  Viktima  femër kosovare ka raportuar se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte njohur disa muaj më parë. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme, e njëjta po ashtu ishte detyruar ti japë para  disa herë në shuma të ndryshme. Pas punës intensive operative dhe hetimore personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera