Lajme

Dhunohet një vajzë e mitur në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 30 September 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së martës në Prizren është dhunuar një e mitur.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar ndërsa viktima së bashku me prindin e saj është kthyer në shtëpi.

Ndërsa edhe i dyshuari është liruar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Prizren 29.09.2020 – 22:50. Dyshohet se viktima (e mitur) femër  kosovar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull  kosovar. I dyshuari dhe viktima janë takuar së bashku nga njësiti policor të cilët janë shoqëruar në stacion policor. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori, Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave. Viktima së bashku me prindin e saj është kthyer në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera