Lajme

Dhunohet një e mitur në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 27 March 2023

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur në Mitrovicë e ku thuhet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera