Lajme

Dhunohet një e mitur në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 08 September 2022

Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi që dyshohet se kanë dhunuar një të mitur në periudhën mars-prill, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë viktima është intervistuar dhe ka treguar se është dhunuar nga dy persona të moshës madhore.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit të dyshuari janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera