Lajme

Dhunohet një e mitur në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 22 January 2022

Një vajzë e mitur nga Ferizaj ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë ajo ishte njoftuar me personin e dyshuar nga rrjetet sociale, i cili pastaj kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të miturës.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Ndërkaq, është bërë e ditur se ende nuk ka të arrestuar për këtë rast./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera