Lajme

Dhunohet një 18-vjeçare nga Ferizaj, i dyshuari 42-vjeç me të kaluar kriminale

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 19 September 2022

Një 18 vjeçare nga Ferizaj dyshohet se është dhunuar nga një 42 vjeçar, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

Ai tha se i dyshuari është në ndalim për 48 orë.

-Advertisement-

“Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”, tha Shabani për Infokus.

Po ashtu ai shtoi se i dyshuari është i lindur në vitin 1980, ndërsa viktima është e lindur në vitin 2004 dhe se hetuesit janë duke punuar në atë drejtim.

Kujtojmë se rastet e dhunimit janë shtuar në masë të madhe kohëve të fundit, njëri prej rasteve më ç’njerëzore ka qenë dhunimi seksual i vajzës 11-vjeçe në Prishtinë nga 6 persona të dyshuar. E njëjta ka qenë viktimë e dhunimit edhe në qershor të këtij viti./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera