Lajme

Dhunohet një 12-vjeçare në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 22 November 2022

Një nënë ka raportuar në polici se vajza e saj 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendndodhjen e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Po sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:00 e ku pas gjetjes së viktimës është treguar se është dhunuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj.  Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici është hapur si “dhunim”, dhe i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera