Lajme

Dhunimi i 71-vjeçares në Skenderaj, Gjykata merr vendim për 25-vjeçarin e dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 15 November 2022

Dhunimi i 71-vjeçares në Skenderaj, Gjykata merr vendim për 25-vjeçarin e dyshuar

Një muaj paraburgim i është caktuar një 25-vjeçari nën dyshimet për dhunimin e një 71-vjeçareje në komunën e Skenderajt.

Lajmin për caktimin e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit e ka konfirmuar për Gazetën Express, Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

-Advertisement-

Rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodhur me 4 nëntor, ndërsa në polici është raportuar me datën 6 nëntor.

Policia në raportin e saj 24-orësh kishte thënë se viktima ishte dërguar për ekzaminim mjekësor.

“DHUNIM/Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhej në raportin e PK-së.

Prokuroria jep detaje për rastin e dhunimit të 71-vjeçares në Skenderaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera