Sport

Dhunë në ndeshjen mes Hajvalisë dhe Ulpianës

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 12 October 2020

Dje është zhvilluar takimi mes Hajvalisë 2020 dhe Ulpianës ’92, shkruan Gazeta inFokus.

Menjëherë pas takimit klubi i Ulpianës ka lëshuar një komunikatë në faqen e tyre zyrtare në facebook, ku janë ankuar për gjyqtarin e takimit, organizimin e ndeshjes dhe tek nikoqiret.

Me anë të kësaj deklarate ata kanë treguar se si pesë futbollist janë sulmuar fizikisht, madje njeri prej tyre ka marrë tretman në QKUK.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të klubit nga Lipjani./Gazeta inFokus/

 

KOMUNIKATË

Sot më 11.10.2020 KF Ulpiana 1992 udhëtoi për në Kishnicë për të zhvilluar ndeshjen e javës së tretë kundër FC Hajvalia 2020, lojë e cila filloi nga ora 12:30 në Stadiumin e Kishnicës.

Nga minuta e parë e deri e fundit, referimi ishte skandaloz duke u bërë presion të vazhdushëm lojtarëve tonë përmes ndëshkimit me karton të verdhë e të kuq si dhe mbajtje anë kundër nesh haptazi.

Menaxhmenti i FC Hajvalia 2020 dhe qindra tifozë, ku sipas rregullave nuk do duhej të ishin më tepër se 20 shikues gjithsejt vazhduan me presion të vazhdushëm deri në starte të ashpra nga lojtarët e tyre dhe sulme fizike nga lojtarët, menaxhmenti e shikuesit e FC Hajvalia 2020 ndaj lojtarëve tonë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 lojtarë, njëri prej tyre ka marrë tretmant në QKUK në Emergjencë.

Për KF Ulpiana 1992 këto sjellje janë të papranushme, ku ditëve në vijim do të paraqesim ankesën tonë me argumente (foto dhe inqizime) në Komisionin përkatës në Federatën e Futbollit të Kosovës.

 

Me respekt!

Kryesia e KF Ulpiana 1992

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera